Lifestyle Love & Sex

Seksi para pasqyrës, përvojë që nuk duhet humbur!

Për 72% të italianëve, seksi para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Pasqyra mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve. Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht për burrat.

Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe. Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze. Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën.

Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë. Rikujtojmë, se të kryesh marrëdhënie seksuale në det mund të tingëllojë joshëse për shumë njerëz. Por terapistja e seksit dhe mjekja e shëndetit, Debra Laino thotë se:

Seksi në ujë është sigurisht diçka që nuk duhet të tejkalohet nga lista juaj e dëshirave seksuale, megjithëse në të vërtetë jo gjithçka shkon aq mirë sa në film dhe mund të jetë pak e rrezikshme për shëndetin. Avantazhi i madh është lehtësia që të jep uji. Kjo i lejon partnerët të provojnë poza të ndryshme që mund të jenë të vështira për t’u kryer në tokë të thatë.

Për dekada, seksualiteti ka qenë diçka që nuk i ka pasur gjithnjë termat e duhur për të përshkruar me saktësi atë që po ndodh me dëshirat e dikujt. Por, me kalimin e kohës, kultura ka krijuar hapësirë për njohjen e identiteteve të ndryshme. Rasti në fjalë: autoseksualiteti. Nëse ndiheni mirë kur e shihni veten në pasqyrë duke dalë nga dushi ose ju pëlqen një seancë seksi solo, ka një shans që mund të jeni autoseksual.