Aktualitet

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet 57-vjeçari!

Janë sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara në Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht një 57 vjeçar.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ka kaluar në vijën e dytë për kontroll O. M 57 vjeç në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal 57 vjeçarit, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.