Aktualitet

Sekuestrohen 88 kg marijuanë në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë!

Në fshatin Podhum në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është parandaluar kontrabanda e 88 kg marijuanë nga policia malazeze.

Oficerët e policisë, me ndihmën e një pajisje vëzhgimi, kanë evidentuar një person i cili mbante në dore tre çanta dhe po ja dorëzonte disa personave të tjerë.

Pas kontrollit të terrenit nga forcat e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar tre pako të mëdha të hedhura të lëndës narkotike marijuanë, me peshë totale 88 kilogramë.

Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve.