Aktualitet

Sekuestrohet 14 kg kokainë në Muriqan, policia nis hetimet!

Policia zbardh detaje të plota nga kokaina e cila në fillim u raportua se u kap në Portin eDurrësit.

Në fakt automjeti me 14.3 kg kokainë po hynte nga Muriqani i Shkodrës dhe aty u kontrollua fillimisht, por më pas u dërgua për kontroll të specializuar në Portin e Durrësit.

Aty u konstatua se në kroskotin e makinës ishin fshehur pako me kokainë teksa u arrestuar menjëherë shoferi i ‘’Benzi’t’’, 42-vjeçari Besnik Ruçi.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Muriqan, Shkodër.

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Perëndimi”.

Parandalimi nga strukturat hetimore të DVP Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare Shkodër.

Sekuestrohen rreth 14.3 kg lëndë narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Ditën e sotme, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin B. R.

Për një kontroll më të specializuar automjeti është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit të Durrësit, që veprojnë përher në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në automjet në pjesën e kroskotit ishin  fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë me peshë rreth 14.3 kilogramë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, (drejtuesi i automjetit).

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën  penale “Trafikim i lëndëve narkotike.