Bota Botë e Çuditshme

Sekuestroi qindra motoçikleta, kryebashkiaku i New York i shkatërron për të dhënë një mesazh!

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams ka marrë të gjithë vëmendjen e njerëzve me veprimin e tij të fundit. Ai ka zgjedhur t’i thotë ‘mjaft’ fluksit së motoçikletave të montuara, duke i copëtuar ato me buldozer. Qindra e qindra ton po përdoren për të shtypur grumbullin e motoçikletave, skuterëve dhe motoçikletave të modifikuara.

Kjo është ideja ekstreme e kryebashkiakut, i cili ka dashur të japë një leksion shembullor, duke çuar për skrap 100 automjete para syve të gazetarëve dhe qytetarëve. Në qytetin amerikan, që nga fillimi i vitit 2022 janë konfiskuar 2000 motoçikleta dhe skuter.

Megjithatë, pas kësaj nuk munguan polemikat, pasi shumë njerëz thanë se do të ishte më e dobishme që automjetet të dërgoheshin në vendet ku ende nuk ka mjete transporti. Kryebashkiaku EricAdams ishte mjaft i qartë në postimin e tij në llogarinë në Twitter, ku shkroi:

Motoçikletat e paligjshme dhe ATV-të rrezikojnë jetën e njujorkezëve. Ne nuk do t’i lëmë ato të kalojnë pa kontroll. Këtë vit ne kemi hequr thuajse 2000 biçikleta nga rruga dhe sapo kemi filluar. Merreni mesazhin qartë: doni të terrorizoni lagjet tona? Do të shtypeni!

Rikujtojmë se, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), shpalli sot (e premte më 24 qershor) vendimin, i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit, raportoi AP. Një gjykatë e dominuar nga konservatorët rrëzoi vendimin “Roe kundër Wade” të vitit 1973, që garantonte këtë të drejtë. Gjashtë gjyqtarë votuan “pro” dhe tre “kundër”. Gjykata tha se aborti nuk është i ndaluar, por tani disa shtete, vetë mund të lejojnë ose kufizojnë abortin.