Music

“Selected by” këtë të diel do të jetë i veçantë!

Një tjetër e diel,  një tjetër episod i “Selected By” që mbrëmjen e sotme vjen nga një prej Dj më të hershëm të TAR që radion e bën gjithmonë me shumë pasion, bëhet fjalë për Dj Vini.

Në dy orë do të dëgjoni më të mirat e muzikës “Eurodance” me Dr. Alban, Corona, Gala, 2 Unlimited, Captain Hollywood Project, Nana, KLF, Snap, Culture Beat e shumë të tjerë. Ne ju sugjerojmë që t’i ngrini volumin radios më të mirë në vend dhe ta mbyllni fundjavën ashtu siç duhet dhe me energjinë e duhur.

Ne ju garantojmë se e diela juaj do të mbyllet bukur pasi hitet më të mira vijnë të përzgjedhura dhe të miksuara nga Dj Vini. Mos harroni sot në orën 20:05 deri në 22:00 në “Selected by”nga Dj Vini, në Top Albania Radio.