Music Selected By

“Selected By” këtë të diel do të jetë special, nën kujdesin e Dj Vinit!

E diela në darkë i rezervohet përzgjedhjes muzikore të DJ-ve rezidentë të Top Albania Radio-s. Sot, “Selected by” do jetë nga Dj Vini. Në 120 minuta, nga ora 20:00-22:00 do të dëgjoni disa nga hitet më të fundit gërshetuar me ato më të mirat të muzikës progressive house, përzgjedhur nga ai.

“Selected By” është programi muzikor që nuk duhet ta humbisni. Të gjithë adhuruesit e muzikës, pavarësisht rrymës, ky program është për ju duke ju përçuar vetëm energji pozitive për ta nisur ditën e nesërme me “vibe”-in e duhur.

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht me çdo bllok muzikor të transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë. Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.