Music Selected By

Muzika më e mirë në “Selected By” me Dj Vini!

A mund të quhet e plotë e diela juaj nëse nuk është programi juaj më i preferuar muzikor, “Selected By”?! Sigurisht që jo dhe sidomos në këto natë ku muzika shumë e mirë nuk mund të mungojë kurrsesi. Kjo është e diela artistike për Top Albania Radio-n, ku në të rikthehet Dj Vini, në emisionin tuaj më të preferuar muzikor, “Selected By”. Një prej Deejay më të kërkuar në Tiranë, në clubet më në zë dhe jo vetëm, ai do t’ju njohë me shumë prej hiteve të ndryshme ndër vite, si dhe me një larmishmëri ritmesh dhe rrymash të ndryshme muzikore të cilat do t’ju pëlqejnë pa masë.

Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse pasi ai do të sjellë për ju muzikën më të mirë, të përzgjedhur me shumë kujdes, si dhe artistët më të talentuar me projektet më të suksesshme muzikore. Mos u shqetësoni, Dj Vini do të qëndrojë me ju për plot 120 minuta, për një të dielë më ndryshe dhe plot pozitivitet!

Mbylleni fundjavën me disa shije të reja muzikore, melodi dhe ritme nga rryma të larmishme. Mos e humbisni sonte, “Selected By” me Dj Vini, në orën 20:00!