Music Selected By

“Selected By” vjen këtë të dielë me në krye Dj XXL!

Fundjava nuk mund të quhet e plotë pa tingujt e muzikës të mirëpërzgjedhur që sjell vetëm “Selected By” me Dj-të më të mirë.

Këtë të dielë në programin tuaj të preferuar të muzikës do të jetë në krye, ai që do t’ju prezantojë me muzikët më të mira për të kaluar një mbrëmje sa më të këndshme, Dj XXL.

Një ndër Dj-të më të kërkuar dhe me shumë eksperiencë do të luajë vetëm për ju sonte nga ora 20:00 deri në orën 22:00.

Kujtojmë se Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur, “Top Albania Radio”.

Mbrëmjen e sotme do të shijoni kryesisht muzikë techno, një prej rrymave që është popullarizuar më së shumti së fundmi dhe dëgjohet kudo.

Sigurohuni të mbani shënim orën që do të nisë “Selected By” dhe ngrini volumin në makinën tuaj apo në telefon për të shijuar një ndër performancat më të bukura.