Music

“Selected By” vjen këtë të dielë me në krye Dori Dj!

“Selected By”, programi muzikor në ‘TAR’, vjen çdo të dielë në orën 20:00. Ku ka mënyrë më të bukur për të mbyllur javën se nën ritmet e muzikës së përzgjedhur këtë herë nga Dori Dj. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë.

Dori Dj ka zbuluar më tepër detaje rreth këtij programi muzikor teksa ka thënë si më poshtë.

“Selected By” është një udhëtim në kohë me anë të të cilit dëgjuesit, nga ata më nostalgjikët dhe ata më të apasionuarit pas trendeve të reja të muzikës, kanë mundësinë të dëgjojnë projektet muzikore të perzgjedhura dhe miksuara nga të gjithë DJ-t e TAR dhe jo vetëm.
Rikthimi i ketij programi është një motiv me shumë për të qenë të lidhur me magjinë që përcjell “Top Albania Radio”.
Dëgjuesve i sugjerohet të ngrenë volumin e radio-s ose të kufjeve!

Shijoni këto 120 minuta ndryshe, si asnjëherë më parë nën shoqërinë e hiteve më të bukura.