Celebrities

Selena Gomez i bën dhuratën më të bukur reperes Cardi B!

Cardi B ka falenderuar këngëtaren e njohur Selena Gomez pasi mori shportën e përpunuar të dhuratave të mbushur me gjëra të mira për djalin e saj të sapolindur. Këtë vit reperja nuk bëri një festë para se fëmija e saj të lindte pasi ashtu e kishte menduar të arsyeshme pasi ajo nuk i pëlqen shumë festat e mëdha ku ka shumë njerëz.

Aww! Cardi B sent her thanks to Selena Gomez after receiving a lavish gift basket for her newborn son

Por kjo nuk e ndaloi Selena Gomez t’i dërgonte nënës së re një shportë dhuratë pas lindjes së djalit të saj. Këngëtarja e hitit ‘I Like It’, shprehu vlerësimin e saj për Selena-n, teksa ajo tregoi dhuratën luksoze në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory. Shporta ishte e mbushur me kafshë të mbushura të lezetshme prej pellushi, rroba dhe ushqime për nënën. Cardi nxitoi të tregonte se:

Unë mora këtë shportë dhuratë të bukur për djalin tim! Me këtë ari të vogël nga Selena Gomez! Është kaq e lezetshme dhe ka ëmbëlsira për mua, e dini që kam uri gjatë natës. Faleminderit Selena Gomez, je kaq e adhurueshme! 

Selena nuk ishte emri i vetëm i madh që i dha Cardi-t dhurata. Ajo ka marrë gjithashtu dhurata nga Lizzo, Mickey Guyton, Dolce & Gabbana dhe Jennifer Aniston.

Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Cardi B asnjëherë nuk ka pasur kurrë frikë që të guxojë. Së fundmi ajo vendosi që t’i mahniste të gjithë me paraqitjen e saj, në ekspozitën e Thierry Mugler gjatë Javës së Modës në Paris. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ‘Musee Des Arts Decoratifs’ reperja dukej mjaft sensionale me fustanin e kuq, i cili kishte gura të shkëlqyeshëm kudo. Pjesa më e rëndësishme e të gjithë veshjes ishin pendët e pafundme në pjesën e kurrizit të cilat vinin deri lart dhe e mbulonin atë.

Gjithashtu Cardi B bëri një paraqitje tjetër shumë të çuditshme gjatë Javës së Modës në Paris. Ajo kishte veshur një xhaketë ku vëmendjen më të madhe e merrnin dy pllakat e saj prej ari më formën e gjoksit. Reperja 28-vjeçare vendosi një seri aksesorësh surrealistë, duke përfshirë unaza që ngjanin me dhëmbët dhe një gjerdan zinxhir si sy dhe buzë. Ajo e tejkaloi stilin me një kapelë ari skulpturore po aq tërheqëse që mbulonte plotësisht pjesën e sipërme të fytyrës së saj dhe syzet me stili e veçantë.