Showbiz

Selena Gomez për herë të parë në një ‘thriller’

Këngëtarja Selena Gomez po i rikthehet rrënjëve të saj në industri, aktrimit!

Mësohet se bukuroshja është shumë e emocionuar pasi është përfshirë në 2 projekte të mëdha kinematografike që priten të kenë shumë sukses.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është filmi i zhanerit horror dhe thriller. Burime pranë saj kanë konfirmuar për “Variety” se filmi ku Selena do të jetë protagoniste shtrihet në të njejtën linjë me “Black Swan” të Natalie Portman, një nga filmat më të famshëm të Darren Aronofsky.

Të qenit pjesë e këtij thrilleri psikologjik e ka entuziasmuar shumë 28-vjeçaren ndërkohë që ajo do të jetë edhe nga producentët e këtij prodhimi. Kujtojmë se Gomez do të luajë një nga personazhet në serialin “Only Murders In The Building” krahë Steve Martin dhe Martin Short.