Celebrities Showbiz

Selena Gomez sapo bëri ndryshimin drastik në look-un e saj!

Ylli 29-vjeçar Selena Gomez ndezi faqen e saj në Instagram teksa postoi një trailer për serinë e ardhshme të ‘Selena + Chef’.  Selena dhe shoqja e saj Raquelle Stevens të dyja ishin të zhurmshme teksa tregonin  se sa ‘i lezetshëm’ është dhe Këame i cili është një ish-konkurrent i ‘Top Chef’. Selena njoftoi në fillim të tariler-it se:

Unë jam kthyer dhe jam bjonde!

Ndërkohë që shfaqej duke treguar flokët e saj të rinj me onde. Për të shtuar pak konkurencën, ajo ka ftuar konkurrentët e ‘Top Chef’ ku përfshihen fiorentini Fabio Viviani dhe banorin e zjarrtë të ‘Long Island’ Richard Blais. Kuzhinierët e Nju Jork-ut, Esther Choi dhe Sophia Roe që janë gjithashtu në formacion si edhe gruaja e Steph Curry, Ayesha, e cila ka një shfaqje gatimi.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi, fansat nëpër rrjete sociale kanë dalë në një përfundim të çuditshëm. Ata mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans mund të jenë çift. Arsyeja për këtë është bërë sepse Chris ka nisur ta ndjekë në Instagram këngëtaren. Ndërkohë që shumë prej jush mund të mendojnë se deri këtu nuk ka asgjë që bie në sy, Evans ndjek vetëm 162 njerëz, e një prej tyre është Selena.

Nga ana tjetër, këngëtarja nuk e ndjek Chris. Gjithashtu, në vitin 2015, kur Selena u pyet për pëlqimin e saj të parë, u përgjigj:

Kam një lloj pëlqimi për Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai ose do më donte shumë, ose do më urrente.

Yjet i ‘çmendën’ fansat pasi u panë së bashku në Los Angeles. Thuhet se dyshja u fotografuan duke lënë të njëjtën studio më 1 Tetor. Në të njëjtën ditë, ata gjithashtu u panë në të njëjtin restorant. Megjithatë, pavarësisht se fansave i pëlqeu kjo ide që ta shihte dyshen si një çift të vërtetë, asgjë nuk është e sigurt.