Politikë

“Selia Blu” nuk po gjen qetësi/ Nga Noka tek Shehaj, deputetët e PD debatojnë ashpër me Bashën dhe e akuzojnë se nuk ka përkrahjen e bazës demokrate ndaj nuk del në terren.

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, selia blu duke se e ka të vështirë që të gjejë qetësi në këto kohë. Në mbledhjen e sotme mësohet se ka qenë ish-ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, i cili është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha.

Noka e ka akuzuar Bashën se ka kthyer në thërrime kauzën e tij politike, atë që kryedemokrati e cilësonte si “masakrën zgjedhore”. Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Basha, i cili i është përgjigjur deputetit se ka folur për “masakrën zgjedhore” në çdo dalje.

Debati mes Nokës dhe Bashës:

Noka: Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzën politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në thërrime cështjen e masakrës zgjedhore.
Basha: S’është e vërtetë. Unë e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në cdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu sic u bë me Vaun e Dejës.

Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për tu shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke përçarë demokratët.
Basha: Do t’i sqaroj demokratet, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedhur tritolin.

Mediat sot kanë zbardhur edhe një tjetër debat mes Kryedemokratit Basha dhe deputetit Agron Shehaj i cili ishte edhe rivali i Bashës në zgjedhje për kryetar. Agron Shehaj,

Në mbledhjen e djeshme në “selinë blu” Agron Shehaj, mësohet ti ketë thënë kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Në kundërpërgjigje të fjalës së Shehaj, ka reaguar fillimisht Basha i cili i kujtoi se sondazhet politike janë profesionale dhe nuk mund t’i bëj çdo Call Center. Ndërsa i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje. Por gjatë kësaj mbledhje, Agron Shehaj është revoltuar dhe i është drejtuar Bashës duke i thënë se s’mund ta mësoj askush sesi të flas pasi nuk është nxënës apo student, por njeri që bën biznes.

Shehaj është përplasur më pas edhe me nënkryetaren e PD, Grida Duma dhe Sekretarin e Përgjithshëm pasi këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së. Mësohet se gjatë mbledhje me dyer të mbyllura Duma dhe Bardhi i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj Shehaj.

Pasi këto debate u bë publike, Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj për të sqaruar se ai i është drejtuar Bashës për ti komunikuar se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi kryedemokrati, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Shehaj shkruan me tej se sipas tij axhenda e tyre s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment.- shkruan Shehaj.