Tech

Selia e platformës X po largohet nga Kalifornia!

Elon Musk ka marrëdhënie të tensionuara me shtetin amerikan të Kalifornisë, gjë që pasqyrohet në platformën X. Kompania X, e njohur për platformën e saj sociale të njohur më parë si Twitter, do të mbyllë zyrën e saj kryesore në San Francisko në javët e ardhshme, raporton New York Times (NYT), duke cituar informacionin e brendshëm të kompanisë.

CEO e kompanisë X, Linda Jacarino tha në një mesazh të brendshëm për punonjësit se punonjësit nga San Francisco do të zhvendosen në Silicon Valley. Informacioni për këtë lëvizje vjen pasi pronari i X-së, Elon Musk, njoftoi muajin e kaluar se do të zhvendoste selinë e kompanisë nga Kalifornia në Teksas, duke përmendur ligjin e Kalifornisë që rregullon informacionin e ndryshimit të identitetit gjinor në shkolla si arsye.

Me atë rast, ai tha se ligji i ri ishte “hapi i fundit” dhe shtoi se për shkak të tij do ta zhvendoste edhe kompaninë SpaceX nga Kalifornia. Musk më parë kishte tensionuar marrëdhëniet me shtetin amerikan të Kalifornisë, të cilin e etiketoi në vitin 2022 si shtet taksues.

Rikujtojmë se Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur Tik Tok dhe kompaninë e tij mëmë kineze ByteDance. Arsyeja e kësaj padie është shkelja e privatësisë së fëmijëve në internet, në bazë të një marrëveshje të vitit 2019. Në padi thuhet se Tik Tok ka vazhduar të mbledhë të dhëna për miliona fëmijë nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre dhe duke mos respektuar të dhënat e prindërve, shkruan Politico. Zëdhënësi i TikTok, Alex Haurek kundërshtoi akuzat dhe tha se shumë kanë të bëjnë me ngjarje dhe praktika të së kaluarës që ishin të pasakta.