Në një qytet spanjoll të quajtur Cuenca, është vendosur një semafor që po ‘çmend’ shoferët. Në këtë semafor, drita jeshile zgjat aq sa të kalojë një makinë dhe kjo ndodh nëse shoferi nuk pulson. Më së miri do të ishte ta shihnit vetë se si duket në këtë video të Tiktok. Komentet në rrjet janë: “As një pilot i Formula 1 nuk do të kishte kohë të kalonte”, “Vononi nëse mbyllni syrin”, “Do të përfundoj në burg nëse them sa herë kam ndezur një dritë të kuqe këtu”.
@edugonza12 enfado morrocotudo
Semaforët në të gjithë botën mund të ndryshojnë pasi ekspertët planifikojnë të shtojnë një dritë të katërt mes vrullit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Studiuesit në shtetin e Karolinës së Veriut kanë propozuar një sistem të ri të sinjaleve të trafikut në kryqëzime të rrugës një “dritë të bardhë me Inteligjencë Artificiale” për të lehtësuar bllokimin e qytetit.
Shkencëtarët sugjerojnë se kjo do të lehtësonte bllokimin në trafikun e qytetit dhe do të ulte konsumin e karburantit të shoferëve, duke u kursyer shoferëve para me kalimin e kohës. Drita e katërt do të përdoret për të rregulluar trafikun për automjetet me sistem vetë-drejtues dhe do të sinkronizohen me sistem e tyre kompjuterike, sipas studiuesit kryesor Ali Hajbabaie.