Gossip Showbiz

Semi dhe Donaldi, ndryshe nga çdo herë, debatojnë ashpër me njëri-tjetrin! Çfarë po ndodh mes tyre?

Një debat ka ndodhur në shtëpinë më të ndjekur ku në qendër të vëmendjes ka qenë Donaldi dhe hsitoria e tij e dashurisë me moderatoren Bora Zemani. Dy banorët më të rinj kanë treguar se aktori i humorit po njihet si “Donaldi i Borës”, gjë të cilën dhe artsiti e kishte ndjerë dhe nuk ndihej mirë me këtë etiketim.

Ai madje ka dhënë një deklaratë se aty ai është vetëm, kjo pasi ka gjashtë muaj që nuk ka qenë me Borën dhe është ende i paqartë se çfarë po ndodh mes tyre.

Këto fjalë kanë nxitur një reagim të ashpër nga ana e Semit, e cila është shoqe shumë e ngushtë me moderatoren. Ajo i është drejtuar atij duke i thënë se nëse bëri këtë deklaratë dhe ndihej në këtë formë atëherë nuk duhet ta kishte puthur atë natë.

Nëse je single, pse e puthe atë natë? Keq bëre që e puthe, sepse ajo kishte ardhur, tentove ta puthje, e puthe e pastaj thua jam single

Kujtojmë se puthja mes Donaldit dhe Borës shkaktoi një bujë të madhe nëpër rrjet dhe u cilësua si një ndër çiftet më të preferuara.

Gjithsesi, Donaldi është shprehur se ata kanë 6 muaj që janë të ndarë dhe duhej të sqarohej një herë me Borën. Edhe pse u qetësua pas debatit, ai i tregoi Dj PM se nuk mund të gënjente veten duke thënë se është në një lidhje kur nuk kanë qenë së bashku përreth 6 muaj.

Nga kjo situatë kemi parë një Donald të ndjeshëm dhë të lënduar, madje ai është përlotur duke u shprehur se të tjerët nuk bëjnë aq shumë sa ky bën për ta.

Disa çaste më vonë, Semi i ka shkuar duke i kërkuar falje dhe ai i ka thënë se ajo e keqkupton, në këtë diskutim është ai që lëndohet dhe jo ajo.