Gossip

Semi Jaupaj harron që është live dhe del nudo!

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, sigurisht që është “Big Brother” dhe këtë herë në të bashkëjetojnë personazhet më të dashur e të njohur nga të gjithë. Vetëm pesë ditë nga fillimi i programit dhe e gjithë vëmendja është fokusuar tek ata dhe ngjarjet që ndodhin nuk kanë fund. Jo më larg se mbrëmë u mbajt nata e dytë e spektaklit ku u fol se si i kanë përjetuar konkurrentët ditët e e kaluara së bashku, flirtet, gëzimet por dhe zënkat e debatet e tyre.

Por para fillimit të emisionit, teksa të gjithë po bëheshin gati për të dalë para publikut, një moment paksa i sikletshëm është vënë re në dhomën e grimit.


Në të shfaqet këngëtarja, Semi Jaupaj, e cila duket se ka harruar që janë gjatë të gjithë kohës në transmetim, ka zbërthyer papritur dhe ka ulur bluzën nga njëra anë. Ky veprim i ka zbuluar asaj gjoksin.

Këto pamje janë kapur nga regjia, gjatë momentit ku po shfaqeshin momente nga dhoma e grimit ku Semi dhe Fifi po vonoheshin teksa po u bënin gati dhe Arbana kërkoi që t’i përshëndeste.

Semi reagoi shumë shpejt, por jemi të sigurt që është ndjerë shumë në siklet pasi nuk e dinte se kamera po regjistronte dhe që ishin live. Ndërkohë, prezantuesja e “Big Brother VIP”, i ka kërkuar që të përfundonin ‘make-up’ e t’iu bashkohen banorëve të tjerë për të vazhduar mbrëmjen.