Gossip Showbiz

Semi: “Nuk do lidhem kurrë me Donaldin, shkaku Bora Zemani! “

Vijojnë bëmat e diskutimet në shtëpinë më të famshme, atë të “Big Brother”.

Këtë herë banorët kanë dikutuar rreth tradhëtisë e eksperiencave të tyre. Gjithashtu kanë prekur temën se nëse bien në dashuri me ish-partnerin e nje mikes tuaj, si do të vepronit.

Kujtojmë se diçka e tillë prek këngëtaren Semi Jaupaj, e cila që prej fillimin të programit është shfaqur shumë e afërt me aktorin Donald Veshaj, i cili ka qenë në një lidhje të gjatë me moderatoren Bora Zemani.

Semi dhe Bora janë prej vitesh mikesha shumë të mira dhe ky afrimitet i këngëtares me aktorin e humorit i ka konfuzuar paksa të gjithë, e sigurisht nuk kanë munguar thashethemet dhe paragjykimet.

Por gjatë një bisede në grup, teksa po flitej pikërisht për këtë temë, e cila mendohet se është hapur qëllimisht për të dy ata, Semi ka shprehur se ajo kategorikisht e kishte të ndaluar të lidhej me dikë që ka qenë ish-i i një shoqeje të saj të mirë.

Sipas saj, diçka e tillënuk ka të bëjë me situatën në të cilën ndodhesh, por me personalitetin dhe parimet e një personi.

Kështu ajo ka lënë të nënkuptuar se mes saj dhe Donaldit nuk do të mund të ketë asgjë për shkak të marrëdhënies së saj të ngushtë me Borën.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, Top Albania Radio ka postuar një sondazh se cili është çifti më i preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe ka rezultuar se publiku ka votuar me 72% kundër një romance të mundshme mes Semit dhe Donaldit. Duke e përforcuar votën e tyre me “Larg qoftë”.