Celebrities Gossip Showbiz

Semin nuk e ka marrë malli për Borën dhe kjo e fundit e shpreh publikisht!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, ‘‘Ani” dhe bashkëpunimi me Ron Zaitin, këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdojnë të jenë shumë e suksesshme.

Gjithashtu, bukuroshja njihet për miqësinë e saj disa vjeçare me moderatoren Bora Zemani. Dy vajzat shpesh postojnë me njëra- tjetrën në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur dhe pak orë më parë ku Semi ka postuar një video teksa shfaqet me një fëmijë të vogël dhe krahas teksa etiketon Borën, shkruan: “Hajde se po i mungon”. Kjo e fundit duket se është bërë pak xheloze dhe i është përgjigjur duke thënë: “Ty jo ë?!”

Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga ‘Mos u kthe’ është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Derisa më në fund e pranoi vetë në një intervistë ekskluzive për vëllezërit Veshaj në emisionin “Më lër të flas” ku zbuloi se kënga ‘Mos u kthe’ ishte në fakt një dedikim për historinë e mikeshës së saj dhe aktorit.