Health & Beauty Live From Tirana

Senera Hoxha: “Meshkujt në Shqipëri kryejnë ndërhyrje kirurgjikale por nuk flasin…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio doktoresha e kirurgjisë plastike, Senera Hoxha për të folur për trend-et më të fundit, si dhe si kanë evoluar standartet e bukurisë.

Gocat duan gjithmonë të bëjnë buzët, mollëzat, të mirëmbajnë rrudhat. Trend-i ndryshon. Disa modele të famshme imitojnë modën e viteve 1940 edhe kemi kuptuar që e bukura evoluon. Vajzat duhet të qëndrojnë sa më natyrale dhe të mos bëjnë ndryshime të egzagjeruara. Moda e viteve 2000 ishte me ato vetullat e holla që shumica e vajzave nuk kanë më vetulla sot nga ajo shkulja masive që i kanë bërë. Në kirurgji procedura më e kërkuar është gjoksi, ngelet ‘on the top’ sidomos në verë(qesh). Nga fytyra ngelen buzët dhe botox-i. Shumica e tendencave nuk është se janë nevoja. janë fiksime, janë dëshira momentale siç është shooping.

Mjeku duhet të psikologjisë pacientin sepse mund të jetë edhe në depresion dhe e kërkon këtë gjë edhe nëse nuk e ka fare të nevojshme. Para disa kohëve më sillnin vithet e Kim Kardashian. Nuk dija si t’ja shpjegoja që edhe Kim nuk dukej si në foto, kishte celulit. Më kanë ardhur 18-vjeçare për të bërë rrathët e syve. Te të 30-tat vijnë pacientet e mia zakonisht që mund të kenë bërë lindje dhe trupi i tyre ka pësuar ndryshime. Normalisht janë më të rritura dhe e përballojnë më mirë. 

Po meshkujt a kryejnë ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse po çfarë?

Meshkujt kryejnë ndërhyrje kirurgjikale por duan të flasin më pak rreth kësaj. Kanë frikë se paragjykohen dhe etiketohen si meshkuj që kanë një orientim të caktuar, nëse mirëmbajnë veten. Nuk duan t’i shikojë njeri apo t’ja nxjerrësh fotot, duan të jenë diskret të kjo pjesë. Hunda është ajo që duan të bëjnë sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe rrudhat.