Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Rajoni

Serbët vendosin barrikada edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok!

Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë të ndaluar në mes të rrugës janë parë sot edhe në aksin Mitrovicë-Zubin Potok.

Mediat kosovare kanë filmuar rrugët ku shihen kamionët, të cilët janë vendosur nga banorë të zonës. Kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.

Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, sot nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.