Aktualitet Rajoni

Serbia fton Kosovën t’i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur”!

Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor, dhe një ftesë zyrtare ka edhe për Kosovën. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka premtuar se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina do të ftohen sërish që të bëhen pjese e iniciativës rajonale Ballkani i Hapur.

“Parardhësi im Aleksander Vuçiç kur ishte kryeminister e ftoi kryeministrin Edi Rama në Beograd per një vizitë të një zyrtari të lartë shqiptar për herë të parë pas shumë vitesh. Tashmë nuk përbën lajm që ne po takohemi me kryeministrin e Shqipërisë. Me fondet e BE-së po ndërtojmë autostradën e paqes që shkon fillimisht drejt Prishtinës, më pas në Tiranë dhe në portin e Durrësit. Presidenti Vuçiç së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama iniciuan nismën rajonale Ballkani i Hapur. Tashmë po lëvizet mes tre shteteve tona vetëm me karta identiteti. Që nga 1 Janari 2023 nuk do të kërkohet më asnjë leje pune. Menjeherë do të njihen mes nesh të gjitha diplomat apo certifikatat profesionale e akademike të lëshuara në Tiranë, Shkup e Beograd”, tha Brnabiç.

Një ftesë e tillë është bërë më herët edhe nga kryeministri Edi Rama,ku tha se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor që deri më tani kanë do të bashkohen një ditë, referuar Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnja Hercegovina.

Ndërkaq në ditën e Europës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese.

Osmani gjithashtu ka bërë thirrje që BE-ja t’i japë fund siç shprehet ajo “4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo gjatë postimit të saj në Twitter ka theksuar se në këtë ditë mendojnë Kosova mendon edhe për popullin e Ukrainës që po përballet me ferrin e agresionit rus.

 “Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani.