Lancio Music

Sergio paralajmëron projektin e tij më të ri muzikor

Kanë kaluar vetëm 2 muaj që nga publikimi i projektit muzikor të Sergio, “Babe Babe” dhe këngëtari menjëherë ka gati atë të radhës. Sot në Live From Tirana, artisti na zbuloi se periudha e karantinës ka qenë shumë frytdhënëse për të pasi ka patur mjaftueshëm kohë të shkruajë e të krijojë melodi të reja.

Ai gjatë intervistës në Top Albania Radio nuk mbajti fare rezerva por menjëherë na zbuloi se është duke krijuar diçka të re që do të lançohet shumë shumë shpejt.

Sergio konfirmoi se kënga më e re e tij quhet “Forever” dhe do vetëm pak ditë që të publikohet. “Jemi në fazat e montazhit mendoj se shumë pak ditë kanë mbetur deri në publikim” -zbuloi Sergio duke i dhënë një lajm të mirë fansave të tij.