Sport

Seria A dhe Premier League, për të mos u humbur në Supersport

Supersfida e Javës së 12-të të Serisë A luhet në Olimpico të Romës aty ku sonte në 20:45, Lazio pret Napolin, një duel për të mos u humbur në Supersport. Të dyja skuadrat gjithnjë kanë ditur të dhurojnë spektakël në përballjet mes tyre. Po sot, në 18:00 nis Atalanta-Roma me bergmaskët që do të bëjnë të pamundurën për t’u rikthyer te fitorja përballë një Rome të cilën e kanë mposhtur shpesh në vitet e fundit. Më herët, në orën 15:00, Milani do të sfidojë Sassuolon në një transfertë delikate. Pa fitore, skuadra e Piolit mund të humbasë dhe kreun, pasi Interi është aty dhe ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Spezias në San Siro.

Në ekranin e Supersport, Premier League vjen sot me dy përballje për të mos u humbur. Në orën 15:15, Tottenham pret në shtëpi Leicester-in në një duel që parashikohet i fortë. Vetëm një pikë i ndan skuadrat në renditje dhe që të dyja vinë pas zhgënjimeve të mesjavës. Tottenham për humbjen e pamerituar ndaj Liverpoolit ndërsa Leicester u mposht në shtëpi nga Everton. Ndërkohë, në 17:30 do të jetë radha e Manchester United që në Old Trafford pret Leeds United.