Celebrities Film & Tv

Seriali ‘Bridgerton’ nuk po gjen qetësi, kriza e karburantit në Angli është sfida e radhës!

Epo përpos krizës së karburantit në shtetin anglez, stafi dhe ekipi i serialit të njohur ‘Bridgerton’ ka arritur që të sigurojë furnizimin e tij privat me karburant për kastin dhe ekuipazhin për t’u përdorur në mes të mungesës së vazhdueshme të tij në të gjithë vendin.

Shefat e Netflix thuhet se janë siguruar që grupi i ‘Bridgerton’ të ketë furnizimin e tij privat me karburant në mes të krizës së vazhdueshme të karburantit në vend. Sipas The Sun, seriali ka qasje në të paktën katër cisterna të mëdha, të blera nga kompanitë e karburantit që kasti dhe ekuipazhi mund të kenë mundësi ti përdorin në mënyrë që të mos hasin vështirësi.

Ekipi ka arritur që ta ofrojë këtë mundësi pasi ata janë shprehur se për arsye të pandemisë shpesh hërë janë detyruar që ti shtyjnë xhirimet dhe normaslisht nuk do të dëshironin një tjetër shkak që ta ndërprisnin përsëri xhirimin e serialit.

Karburanti po përdoret për kamionët, gjeneratorët dhe transportin ndërsa shefat e blejnë atë direkt nga kompanitë e karburantit kështu që nuk duhet të prekë publikun. Kjo erdhi menjëherë pasi kriza e karburantit u quajt “absolutisht e tmerrshme” në Londër.

Set: Netflix bosses have reportedly ensured the set of Bridgerton has its own private fuel supply amid the country's ongoing fuel crisis (Phoebe Dynevor, left, and Ruth Gemmell, right, pictured)

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi është zbuluar se seriali i ri korean “Squid Game” po bëhet aq virale sa së shpejti mund të rrëzojë nga froni “Bridgerton” si seriali i Netflix më i ndjekur i të gjitha kohërave. Sipas ‘Variety’, drama koreane “Squid Game”, e cila pati premierën më 17 shtator, ka një shans për t’u bërë shfaqja më e madhe e Netflix ndonjëherë dhe aktualisht renditet si seriali numër 1.

“Squid Game” vjen nga skenaristi-regjisori Hwang Dong-hyuk, i cili njihet për filmat “The Fortress”, “Miss Granny” dhe “Silenced”. Seriali tregon historinë e një grupi garuesish që bien dakord të marrin pjesë në një lojë misterioze të mbijetesës me një çmim të përgjithshëm prej gati 40 milion dollarë. Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë me kthesa vdekjeprurëse. Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht këtij seriali.