Celebrities Film & Tv Showbiz

Seriali i shkaktoi probleme mendore, shtrohet në spital aktorja e ‘Bridgerton’!

Ra në sy në sezonin 1 të ‘Bridgerton’ si bukuroshja Marina Thompson, me të cilën më i vogli i familjes Bridgerton, Colin, ra në dashuri. 25-vjeçarja Ruby Barker merr pjesë edhe në sezonin e dytë, por roli i saj këtë radhë është shumë më i vogël. Aktorja ka treguar në faqen e vet në Instagram se është përballur me probleme të rënda mendore që kur u shfaq në serialin që e bëri të famshme.

Ruby Balker tha se përfundoi në spital për shkak të traumës që përjetoi pas paraqitjes së saj në ‘Bridgerton’.

Isha plot inat, e tërbuar, pata një traumë të vërtetë. Më dukej sikur mbaja mbi supe të gjitha problemet e botës, por tani kam një diagnozë dhe po marr masa.

Ruby rrëfeu se problemet e saj u përkeqësuan me shfaqjen e serialit. Së fundmi, Barker ka postuar një video të re në Instagram në të cilën njofton fansat e saj se ka dalë nga spitali dhe po pret me padurim të vazhdojë jetën.

Unë kam dalë nga spitali! Faleminderit shumë për mbështetjen, mezi pres të ardhmen. Faleminderit të gjithëve, ju uroj një ditë të bekuar.

Sezoni i dytë i serialit ka të bëjë me marrëdhënien midis Viscount Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe trashëgimtares Kate Sharma (Simone Ashley). Sezoni i parë arriti një shikueshmëri të lartë ndërsa pritet që suksesshëm të vazhdojë edhe sezoni i dytë.