Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Seriali më i ri “$NOB”/ Brarend Akçiu dhe Olta Beqiri rrëfejnë për TAR gjithçka në lidhje me rolet e tyre dhe jo vetëm!

Sot, të ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishin dy aktorët e serialit më të ri nga ‘Anabel Entertainmet’ “$NOB”, Brarend Akçiu dhe Olta Beqiri të cilët luajnë rolin e Bojken dhe Kristelës, të cilët do të na flasin në lidhje me serialin. Por si erdhi njoftimi për t’u bërë pjesë e këtij seriali, tek aktorët? Brarendi thotë se:

Mua më erdhi përmes motrës sime e cila me çoi lajmin dhe normalisht aplikova, çova një video, më pas kalova disa faza audicionesh dhe kapa rolin. Në fillim bëra audicione për rolin e Joanit i cili luhet nga Elios Shuli dhe për rolin e Endit i cili luhet nga Josif Sina. Më pas, kur shkova në shtëpi Amela më tha që duam të të provojmë në rolin e Bojkenit. Dërgova një video dhe prita një javë, ajo javë depresionuese për gjithësecilin nga ne që menduam se nuk do të përzgjidheshim. Më merr Amela në telefon dhe më jep lajmin që më kanë marrë dhe ishte një ndër ditët më të bukura.

Ndërsa Olta shprehet se:

Unë në fakt ndryshe nga Brarendi, nuk është se po e kërkoja këtë gjë. Në kohën e pandemisë u mora me ‘Tik Tok’ dhe me video që imitoja njerëzit dhe ishin ata që më gjetën mua dhe më shkruajti Amela, menaxherja e produksionit. Nuk e besova që ishte realisht nga ‘Anabeli’ dhe që po më kërkonte mua për edicion. Më pas më shkruajti nga faqja zyrtare që thashë që kjo gjë qenka me të vërtetë. Më pas shkova bëra audicion, fola me Dalinën dhe më përshkroi rolin që do të luaja.

Cila ka qenë gjëja më e vështirë tek rolet e tyre, Bojken dhe Kristela? Olta shprehet se:

Kristela është një tip shumë i fortë dhe që në pamje duhet të jete shumë e egër. Është shumë e ftohtë si person, ka fytyrë të ngrirë dhe me këtë fytyrë të ngrirë duhet të shfaqë çdo gjë që ajo ndjen dhe kjo ishte shumë e vështirë për mua. Tek Kristela duhet të shprehja çdo gjë pa treguar çdo gjë në fytyrë.

Ndërsa Brarendi tregon se:

Për mua Bojkeni nuk ka qenë rol edhe aq i vështirë pasi ne të dy kemi disa personalitete shumë të ngjashme. E vetmja gjë që Bojkeni ka më të theksuar se unë, është naiviteti. Bojkeni është shumë herë më naiv se unë dhe ka qenë pak vështirë ta luash aq naiv sa është. Nuk ka qenë shumë e vështirë pasi kemi personalitete shumë të ngjashme por, është shumë herë më naiv sesa unë dhe ajo do punën e vet ta sjellësh ashtu siç duhet.

Cili është qëllimi i Kristelës në marrëdhënie me Endin?

Kristela është një femër që e do shumë karrierën dhe është e gatshme të sakrifikojë dhe njerëzit që do. Endi ishte thjesht një urë për të arritur në një nivel pak më afër të asaj që ajo do. Ngjashmëri në tip me Kristelën kam krenarinë dhe egon. Unë krenarinë e kam shumë të lartë dhe nuk mund ta pranoj dot, kushdo qoftë që në një moment, të ndihet sadopak superior ndaj meje dikush tjetër.

Po të ishte Brarendi a do ta merrte rrugën për në Patos për Sarën si personazh dhe ku do ta çonte marrëdhënien me të nëse do të kishte në krah një vajzë si Kristela? Ja se çfarë thotë aktori:

Vetë edhe mund ta bëja një gjë të tillë, pasi dhe unë jam çik romantik në tip. Do të veproja në të njëjtën mënyrë besoj sepse unë dhe Kristela nuk kishim më punë bashkë.

Sa mund të manipulohet edhe në jetën reale nga një femër si Kristela? Bairend vijon duke thënë se:

Jo dhe aq shumë sa Bojkeni, unë nuk jam manipuluar shumë por thjesht jam distancuar nga Kristela.

Po për Dalinën, do ta merrte rrugën për në Patos?

Normalisht që po. Unë Dalinën e kam xhan dhe duam një sezon të dytë (qesh).

Kujt prej kastit, do të donte t’ja punonte pas krahëve Kristela për të mbijetuar? Olta rrëfen se:

Kur ke kontakt me njerëz është më vështirë t’i bësh keq për të arritur atë që do. I vetmi person që nuk kam pasur kontakt fare, ka qenë Sara.

Ndërkohë, të ftuarit pyesin moderatorin e emisionit Elios Shulin, duke qenë se edhe ai është pjesë e serialit “$NOB”. Elios luan rolin e Joanit në serial dhe tregon se:

Joani në vetvete është një personazh shumë i komplikuar nga vetë situatat që shfaqen. Ka shumë pasiguri në mënyrën e të shprehurit. Në vetvete mund të dojë të bëjë diçka me të mirë por tingëllon me të keq.

Me kë koleg apo aktor janë lidhur më së shumti në këtë serial? Brarendi tregon se:

Është Eva Alikaj. Që kur e takova, energjia që ne i japim njëri-tjetrit, kemi një botë të mrekullueshme bashkë dhe kemi një ngjashmëri dhe më ka ndihmuar shumë edhe në aktrim ajo energji që ne kemi bashkë. Gjithashtu Elios Shuli dhe Olta Beqiri. Me Eliosin që nga fillimet ne nisëm të shoqërohemi shumë dhe më pas u fut edhe Olta.

Ndërsa Olta shprehet se:

Me Eni Janin. Është aq e re në shpirt, e dashur, na ecën shumë muhabeti. Është plot energji pozitive dhe e falenderoj që më ka mbajtur afër në xhirime edhe jashtë.