Celebrities Gossip Showbiz

Sërish enigmë… I dashuri misterioz i shkruan Melindës emrin në urën e Bosforit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Ditën e djeshme, bukuroshja festoi ditëlindjen e saj të 26- të dhe teksa ka publikuar një karusel fotografish, këngëtarja na ka shtuar dyshimet lidhur me surprizën e ditëlindjes. Teksa ka pozuar provokuese në një dhomë me robdishambër, Melinda na ka treguar se e gjithë dhoma ishte e mbushur me tullumbaca të kuq dhe jo vetëm, trëndafila, tortë. Me pak fjalë një ambient shumë festiv dhe shumë romantik.

Por, ditëlindja e saj nuk përfundoi me kaq. Në një darkë shumë romantike pranë urës së Bosforit, Melinda ka publikuar një video të një surprize shumë speciale për të. Emri i reperes u ndriçua në gjithë urën e Bosforit duke na lënë kështu pa fjalë.

Nuk dimë ende, pasi bukuroshja nuk ka zbuluar asnjë detaj se kush është personi kaq i veçantë që i ka rrëmbyer zemrën Melindës dhe ja ka bërë këtë 26- vjetor kaq unik.

Rikujtojmë se, këngëtarja vendosi pak ditë më parë të na surprizojë me një projekt të ri muzikor. Pak kohë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një fotografi shumë provokuese të sajën dhe krahas saj shkruajti se po diçka e bukur po vinte.

“Melodia” është projekti i fundit i Melindës, një këngë që flet për ndarjen, padyshim një nga zhanret më të pëlqyera nga ndjekësit e saj. Vetëm 12 ditë pas publikimit, “Melodia” numëron mbi 5 milion klikime në platformën YouTube.