Aktualitet

Sërish mot i paqëndrueshëm në vend, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Nga orët e mesditës e në vazhdim do të ketë shtim vranësirash, mesatare deri të dendura. Nuk mungojnë as reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore-malore këto reshje janë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Për një periudhë të shkurtër kohore, intensiteti i këtyre reshjeve do të jetë deri mesatar, shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike e breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje-verilindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/27
Diell re shi

Kukës
13/24
Diell re shi

Lezhë
15/28
Diell re shi

Dibër
12/25
Diell re shi

Durrës
16/28
Diell re shi

Tiranë
17/29
Diell re shi

Elbasan
14/29
Diell re shi

Berat
14/28
Diell re shi

Vlorë
17/28
Diell re shi

Korçë
11/22
Diell re shi

Gjirokastër
11/27
Diell re shi

Sarandë
16/27
Diell re shi