Lancio Music

Sërish në krye, Harry Styles ‘mban kurorën’ në listën e ‘Billboard Hot 100’!

Billboard Hot 100 është tabela standarde e regjistrimeve të industrisë muzikore në Shtetet e Bashkuara për këngët, e publikuar çdo javë nga revista Billboard. Renditja e grafikëve bazohet në shitjet, luajtjen në radio dhe transmetimin në internet në Shtetet e Bashkuara. Pjesë e kësaj liste janë bërë gjithnjë këngët që ju aq shumë dëgjoni dhe pëlqeni, teksa Billboard Hot 100 karakterizohet nga muzika e mirë.

Më poshtë, zbuloni pesë këngët që kryesojnë Billboard Hot 100 nga numri 5 deri te kënga e parë e cila mban kurorën për këtë javë, të cilat padiskutim mund t’i ndiqni edhe në “Lancio” në emisionin që sjell këngët më të mira dhe klasifikimet shqiptare dhe ato ndërkombëtare! Këtë javë, klasifikimi ka pësuar ndryshime…

5. “Enemy” – Imagine Dragons X JID

4. “Big Energy” – Latto

3. “Heat Waves” -Glass Animals

2. “First Class” – Jack Harlow

1. “As It Was” – Harry Styles