Celebrities Gossip Showbiz

Sërish prindër? Albani dhe Miriami flasin për familjen dhe planet e së ardhmes

Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë tashmë një çift mjaft i njohur dhe i dashur i showbiz-it shqiptar. Vitin e kaluar, ata u bënë prindër të një djali, që për çiftin është dhe fëmija i dytë, të cilin e pagëzuan me emrin Duam.

Së fundmi në një intervistë, Miriami dhe Albani kanë folur për planet e së ardhmes dhe nëse duan të bëhen prindër sërish, apo jo.

Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar.

Kujtojmë se çifti i dedikoi një këngë shumë të ndjerë vite më parë, Duam-it, këngë e cila pati një pëlqim shumë të madh nga publiku.