Aktualitet

Serish probleme për turistët, holandezi rrëzohet në malin e Çikës, helikopteri i vjen në ndihmë!

Një turist ka lëshuar sinjalin SOS , pasi është rrëzuar dhe ndodhet i plagosur në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës.

Në ndihmë te tij kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit por dhe një helikopter . Por deri në këto momente gjetja e tij është shume e vështir, teksa operacioni vijon.

Mësohet se janë tre të rinj nga Holanda të cilët ndodhen në majën e Qores, ndërsa njëri prej tyre ka rënë dhe ka dëmtuar ( thyer ) një këmbë.

Kujtojmë se pak ditë më parë një turist zviceran ka gjetur vdekjen në Valbonë, pasi ka rënë aksidentalisht në greminë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth.

Ndërsa dy të tjerët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje pas rreth dy orësh për shkak të terrenit të vështirë. Turisti, në moshë të re u gjet pa shenja jete, ndërsa vajza që e shoqëronte fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime!