Aktualitet Rajoni

“Severe Weather”: Ballkani do të përfshihet nga stuhi të forta deri në tornado!

Agjencia meteorologjike “Severe Weather” ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit, kjo për shkak të një stuhie.

Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të prfshijë disa vende të Ballkanit dhe do të përfundojë me stuhi deri në Greqi.

Vendet me rrezikshmëri të lartë cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,  ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme  të përcjella me shira të rrëmbyeshëm, përmbytje e madje edhe tornado.

Ndryshimi i motit është paralajmëruar të ndodhte nga enjtja por deri më tani nuk ka pasur ndonjë luhatje të theksuar që do ta vërenin edhe qytetarët.