Horoskopi

Sezoni i Virgjëreshës sapo erdhi! Ju prezantojmë me tre shenjat e horoskopit që do të kenë një javë të mrekullueshme

Pas një jave të kaluar shumë të vrullshme, jemi të sigurt që jeni më shumë se gati që kozmosi t’ju japë një pushim. Falë faktit se dielli ka hyrë zyrtarisht në Virgjëreshën e organizuar, me këmbë në tokë dhe praktike, do të jeni në një pozitë të bukur për të zgjedhur rendin mbi kaosin. Me diellin në këtë shenjë metodike dhe analitike të tokës, ju do të jeni gati t’i shikoni gjërat më logjikisht dhe pragmatikisht. Ndërsa kjo energji me siguri do t’ju inkurajojë të silleni si një i rritur, kjo nuk do të thotë se argëtimi nuk do të ekzistojë, veçanërisht nëse jeni një nga shenjat e zodiakut që do të keni javën më të mirë të 23 gushtit 2021: Virgjëresha, Peshorja dhe Bricjapi.

Ja çfarë mund të presin nga kjo javë këto shenja të zodiakut:

Virgjëresha: Instinktet tuaja krijuese po ju thonë të shkoni më thellë

Ndjenjat e tua artistike janë duke ju thërritur, Virgjëreshë. Ju mund të ndiheni të frymëzuar për të krijuar diçka tepër kuptimplotë; diçka që vërtet ju lejon të shprehni atë që keni mbajtur brenda. Edhe nëse nuk jeni artist, mund të ndiheni të detyruar të bini në dashuri me jetën tuaj. Energjia që ju rrethon është shumë romantike dhe e mbushur me pasion, kështu që përqafoni nxehtësinë e flakës tuaj të brendshme. Keni nevojë për diçka verbuese; diçka që ju kujton se magjia me siguri ekziston.

Peshorja: Jeni duke zbuluar një dashuri shumë suportuese

Kur mendoni për romancën, çfarë shihni? Ju mund të imagjinoni se të dashuruarit e ndarë prej kohësh do të ribashkohen me një përqafim teksa bie shi si me Allie dhe Noah nga The Notebook. Edhe pse këto momente janë sigurisht pasionante, janë ende të mbushura me konflikte. Një marrëdhënie e qetë, me këmbë në tokë mund të jetë edhe më e mirë se ajo që shihni në filma. E dini pse është më mirë, Peshore? Sepse është e vërtetë.

Bricjapi: Do i shihni gjërat në një mënyrë më ‘ndriçuese’

Jeni duke shfrytëzuar aftësitë tuaja mendore, Bricjap. Çdo e vërtetë që dikur ju ka shmangur, dalëngadalë po bëhet e qartë kur zbuloni aftësinë tuaj për të lexuar midis rreshtave, për të marrë sinjale të humbura dhe për të kapur të dhëna që nuk i kishit vënë re më parë. Ju jeni të etur për eksplorim dhe jeni të gatshëm të kërkoni afër dhe larg në mënyrë që të merrni të vërtetën. Sidoqoftë, mund të mos keni nevojë të punoni shumë, sepse e vërteta po ju kërkon po aq intensivisht sa mund ta kërkoni.