Aktualitet Gossip Sociale

Sezoni veror nis më herët se vitin e kaluar, orës policore i erdhi fundi?!

A ju ka marrë malli për verën? Vjet në këtë kohë ishim të karantinuar, nuk dilnim dot nga pragu i derës jo më të mendonim për pushime. Po kujt ja priste mendja që kufizimi nga armiku i padukshëm do të zgjaste mbi një vit.

E ndërsa pushimet verore të  kaluara ishin të shkurtra dhe gjithë rregulla, rregullat do ti kemi prapë, por vera në jug këtë vit nis herët, më herët se asnjëherë tjetër…

Nga një postim në Instagram, i një prej destinacioneve të bregut tonë jugor sezoni fillon më 17 Prill që na bën të mendojmë se qeveria do të shfuqizojë kufizimin e orës së lëvizjes.

Të stresuar, edhe pse jo aq sa komshinjtë tanë europianë të cilët vazhdojnë në karantinë, shqiptarët mezi presin të fillojnë pushimet, bizneset e bregut mezi presin të rivalizojnë Korçën, aty ku borë nuk ka më por fundjavat janë plot.

E rëndësishme është që për fushatë apo jo,  hapja është afër! A do jetë përfundimtare

Koha do e tregojë…