Sport

Sfida e parë në Champions League, tifozët bardheblu në mbështetje të skuadrës së zemrës

Një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri.

Sipas programit, sot sipas traditës, kampionët e Tiranës në orën 19:00 do të bëjnë një stërvitje të lehtë në ‘Stade Jos Nosbaum’, ku nesër, në orën 19:30, bardheblutë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut për ndeshjen e parë të Champions League.

Në orën 19:30 trajneri i bardhebluve të Tiranës, Orges Shehi, do të jetë në një konferencë për mediat.

Skuadra e Tiranës është nisur sot në orën 4:30 në drejtim të Luksemburgut dhe udhëtimi ka zgjatur 2 orë e 5 minuta dhe kampionët e Shqipërisë kanë mbërritur në destinacion.

Bardheblutë do të luajnë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhin.

Sfida do të nisë në orën 19:30. Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”.

Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.

Nëse Tirana eliminohet nga Champions, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-Sherif Tiraspol.