Celebrities Gossip Music

Shakira ka gati një super surprizë për të gjithë fansat e saj!

Këngëtarja bukuroshe Shakira ka festuar 20-vjetorin e albumit të saj të suksesshëm të vitit 2001 ‘Laundry Service’. Në një klip ekskluziv për ‘PEOPLE’, këngëtarja e hitit të njohur “Hips Don’t Lie” e ka quajtur publikimin e albumit si një “epokën e artë” e jetës së saj. Gjithashtu edhe ka zbuluar se është duke sjellë dhe është duke punuar në një projket për ta risjellë dhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë.

“Laundry Service” ishte një dëshmi e faktit se unë isha në gjendje të bëja gjithçka dhe se angazhimi im ishte kaq i madh. Angazhimi im ndaj muzikës dhe ëndrrave të mia ishte primari dhe se asgjë nuk do të ishte pengesë, madje as unë vetë.

 

“Laundry Service (Washed and Dried)” është një zgjerim i albumit të saj, i cili përmban katër këngë të reja, duke përfshirë këtu edhe ‘remix’-in e hitit “Whenever, Wherever” nga performanca e 44-vjeçres në pjesën e parë të ‘Super Bowl 2020’. Tre këngët shtesë ose më saktë bonus do të jenë “Whenever, Wherever” (Remix Sahara), “Underneath Your Clothes” (versioni akustik) dhe “Objection (Tango)” (versioni Afro-punk). Regjistrimet nga performanca e Shakirës në festën e publikimit të albumit të saj në 2001 janë gjithashtu të disponueshme në platformën e YouTube.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe ka “hapur zemrën” dhe ka folur në lidhje me të gjithë paragjykimet që ka pasur në industrinë e muzikës për shkak të prejardhjes së saj. Ajo është shprehur se shpesh vihej në lojë për trafikimin e drogës, pasi në Kolumbi ky fenomen ndodh rëndom. Ylli pozoi për kopertinën e numrit të nëntorit të revistës së famshme, “Glamour” dhe e pyetur për eksperiencën e saj në tregun global muzikor ajo u shpreh se është lënduar më së shumti nga paragjykimet që i janë bërë për shkak të të qenurit me origjinë nga Kolumbia.

Më kujtohen fare mirë fillimet e mia në këtë industri jashtë vendit tim. Kishte pafund komente për prejardhjen time dhe zakonisht çdo gjë lidhej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ishte sikur ne ishim gjithmonë në qendër të këtyre “shakave”. Ishte një ndjenjë jo e mirë.