Celebrities Gossip Showbiz

Shakira pjesë e komunitetit LGBTQ?! Ja çfarë i ka bërë fansat të dyshojnë!

Këngëtarja e njohur Shakira ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Don’t Wait Up”. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo me një postim në llogarinë e saj në “Instagram”. Këngëtarja e ka promovuar projektin e saj të ri edhe në “Twitter” duke ndërruar foton e profilit sipas ngjyrave të klipit.

Pikërisht një gjë e tillë duket se ka çmendur fansat. Fotografia e re e profilit përmban disa ngjyra të përziera si rozë, portokalli dhe e bardhë, që ngjason shumë me flamurin e komunitetit “LGBTQ”. Pas këtij ndryshimi një pjesë e madhe e fansave të artistes janë të bindur se ajo po përpiqet t’i tregojë gjithë botës se i përket këtij komuniteti.

Një nga ndjekësit e saj ka komentuar:

E njoh flamurin e lesbikeve kur e shoh.

Dikush tjetër ka thënë:

Më shumë duket sikur Shakira po del hapur. Kam të drejtë apo jo?

https://twitter.com/PopCrave/status/1414681285289709574

Megjithatë këto janë të gjitha spekulime dhe deri më tani as Shakira dhe as përfaqësues të saj nuk kanë reaguar lidhur me këto aludime. Ndërkohë Shakira është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me futbollistin, Gerard Pique dhe ata janë prindër të dy djemve, Milan dhe Sasha.

Rikujtojmë se, së fundmi Shakira ka deklaruar se nuk do të marrë më këshilla bukuria nga nëna e bashkëshortit të saj, Gerard Pique dhe për këtë ka një arsye mjaft të fortë.