Celebrities Showbiz

Sharon Stone guxon dhe vendos të sfidojë moshën!

Sharon Stone dukej e mahnitshme me fustanin e saj më të fundit që kishte veshur për një set fotografik. Ajo ishte e pabesueshme me lulet në ngjyrë floriri, teksa pozonte për setin fotografik në një plazh në jug të Francës. Aktorja tregoi aftësitë e saj të modelimit teksa pozonte me një fustan shumë të veçantë në llojin e tij me një zbukurim unik me disa lule floriri në pjesën e sipërme të bustit.

Veshja nxori në pah fizikun e yllit, ndërkohë që ajo kishte veshur edhe një fund të thjeshtë të madh dhe të zi. Look-u i saj ishte normal me një grim të lehtë dhe me një model flokësh të thjeshtë. Yllit të filmit iu bashkuan edhe disa anëtarë të ekipit gjatë daljes, teksa ajo u pa duke u ndihmuar për të hipur në varkë. Aktorja ishte zbathur për xhirimet dhe pasi mbaroji me setin e fotove ajo u fotografua duke veshur një kostum tjetër ngjyrë gri. Aktorja e ka filluar karrierën e saj të aktrimit në vitet 1980, Sharon u bë një yll i Hollywood-it kur fitoi rolin e Catherine Tramell në thrillerin e vitit 1992 ‘The Basic Instinct’.

Kujtojmë gjithashtu se para pak javësh, nipi i aktores së njohur, River William Stone ndërroi jetë. Ai do të mbushte 1-vjeç më 8 shtator. Ditët e fundit, aktorja kishte treguar historinë e tij duke i ftuar të gjithë të luteshin për të. Stone, e cila ishte në Venecia duke xhiruar një reklamë për Dolce & Gabbana, u kthye në Shtetet e Bashkuara sepse situata ishte përkeqësuar. Ai u diagnostikua me “mosfunksionim total të organeve”.

Por, pas vdekjes së vogëlushit, prindërit e tij vendosën t’i dhurojnë organet e tij, një gjest altruizmi por edhe ngushëllimi, siç shpjegon diva në një intervistë për “People”:

Asgjë nuk e ndihmoi familjen tonë të duronte vdekjen tragjike të riverit si dhurimi i organeve të tij. Fakti që ai shpëtoi jetën e tre personave, dy fëmijë dhe një burrë 45-vjeçar, na dhanë paqe. Ai ishte shakaxhiu ynë, fëmija ynë ujor, shijuesi ynë i vogël. Tani ai është bërë hero. Duke vdekur, vogëlushi ynë dha një kontribut të madh në këtë botë, më i madh se shumica prej nesh mund të shpresonte të jepte.