Celebrities Showbiz

Sharon Stone nuk po gjen qetësi! Ja çfarë i ndodh aktores këtë herë.

Së fundmi aktorja e njohur Sharon Stone ka treguar detaje të reja mbi shëndetin e nënës së saj, Dorothy Mariei pasi ajo pësoi një goditje ishemike akute në fillim të kësaj jave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja 63-vjeçare zbuloi se nëna e saj po bën një terapi të shkrimit teksa shfaqte një copë letër të shkruajtur me stilolaps nga nëna e saj 88-vjeçare, Dorothy.

Nëna ime po bën terapinë e saj me shkrim; kështu e di se do t’ia dalë edhe ajo, për lutjet tuaja Sharon!

Sharon mesa duket është frymëzuar padyshim nga forca e nënës së saj. Shumë fansa të Stone dërguan mesazhet e tyre si dhe fjalët e mbështetjes, në pjesën e komenteve të postimit të së premtes.

Lutuni për Dorothy Marie Stone, nënën time, e cila ka pësuar një goditje tjetër akute sonte. Faleminderit!

 

Sharon pësoi një goditje në tru në vitin 2001, një sprovë që ndryshon jetën për të cilën ajo diskutoi gjatë një interviste me  ‘Entertainment Tonight’ në vitin 2015 ku këngëtarja vuri në dukje se, megjithëse ndihej më mirë ndër vite që pas goditjes në tru, ajo e kuptoi se rikuperimi kërkon kohë dhe durim.

Stone ishte jashtëzakonisht e hapur për rrugën e saj drejt rimëkëmbjes dhe vuri në dukje se ajo kishte shumë punë për të bërë pasi u përball me problemet e saj shëndetësore.

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se, nipi i aktores, River William Stone ndërroi jetë. Ai do të mbushte 1-vjeç më 8 shtator. Ai u diagnostikua me “mosfunksionim total të organeve”.

Por, pas vdekjes së vogëlushit, prindërit e tij vendosën t’i dhurojnë organet e tij, një gjest altruizmi por edhe ngushëllimi, siç shpjegon diva në një intervistë për “People”:

Asgjë nuk e ndihmoi familjen tonë të duronte vdekjen tragjike të riverit si dhurimi i organeve të tij. Fakti që ai shpëtoi jetën e tre personave, dy fëmijë dhe një burrë 45-vjeçar, na dhanë paqe. Ai ishte shakaxhiu ynë, fëmija ynë ujor, shijuesi ynë i vogël. Tani ai është bërë hero. Duke vdekur, vogëlushi ynë dha një kontribut të madh në këtë botë, më i madh se shumica prej nesh mund të shpresonte të jepte.