Celebrities Music Showbiz

Shawn Mendes dëshiron të bëjë histori me këngët e tij! Ai po mundohet që të krijojë një…

Shawn Mendes ka pasur një ndryshim shumë të rëndësishëm gjatë kësaj kohe. Gjatë një interviste me “Billboard” të hënën, këngëtari i “Treat You Better” foli për frymëzimin e tij të sapogjetur për t’u fokusuar në lënien e gjurmës së tij në histori me këngët e tij. I frymëzuar nga shfaqja e pjesës së parë të “Super Bowl LVI” ku Snoop Dogg, Eminem, Dr. Dre, 50 Cent, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar performuan klasiket e tyre të përjetshme, ai vendosi dëshironte që të bënte të njëjtën gjë.

Për mua, nuk do të thotë që ‘Unë duhet të ndryshoj botën. Unë thjesht po them, ja ku shkon ambicia ime, dua të ndikoj në kulturë. Dua të nderoj mundësinë që më është dhënë si artist, për të bërë diçka shumë të vërtetë.

Duke ecur përpara, ylli po punon për një album të ri dhe po përgatitet për turneun e tij botëror “Wonder”, i cili do të nisë në qershor në Portland, Oregon. Në fund të ditës, megjithatë, bëhet fjalë për muzikën dhe adhurimin e tij për të.

Unë kurrë nuk dua të ndaloj së luajturi, edhe nëse jam duke luajtur për 10 persona në një lokal. Dhe dua të luaj shfaqje më të mëdha vetëm nëse arrij ta bëj këtë duke bërë muzikë autentike. Pata një kohë të gjatë kur isha i bindur se thjesht duhej të shkruaja këngë të mëdha. Tani, prioritetet e mija kanë ndryshuar: “lloji i muzikës që dua të bëj, çfarë dua të dëgjoj dhe çfarë është e rëndësishme për mua.”

Mendes publikoi një baladë emocionale të titulluar “It’ll Be Okay” në dhjetor, dy muaj pas ndarja e tij nga Camila Cabello. Menjëherë pas publikimit të këngës, Mendes ndau një mesazh me fansat, duke i falënderuar ata për lidhjen me këngën dhe rrëfeu se e kishte të vështirë me rrjetet sociale.

Po e kam pak të vështirë me mediat sociale për momentin, vetëm lloji i raportit tim me to, kam shumë njerëz që më dërgojnë video dhe më tregojnë se çfarë po ndodh. Mendoj se kur bëj muzikë qëllimi përfundimtar është të jem ulur atje dhe të më zbulohet një lloj i vërtetë i vetvetes dhe shumë herë kur jam duke shkruar këngë, zakonisht e përdor muzikën si një platformë për të që të jem në gjendje të arrij në një vend brenda vetes time ku nuk do të mund të arrija thjesht duke folur me njerëzit ose duke menduar për të.