Bota Tech

SHBA jep alarmin: Përmes sulmeve kibernetike Kina po na vjedh të dhëna

Qeveria amerikane paralajmëroi për sulme të mëdha kibernetike, të cilat kanë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat kanë qenë të lidhura me Kinën. Në një njoftim urgjent, Agjencia për Siguri të Kibernetikës dhe Infrastrukturës u bëri thirrje kompanive dhe agjencive qeveritare që të forcojnë sigurinë. Shtëpia e Bardhë e konsideroi hakimin “kërcënim aktiv”.

Më herët, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar raportimet se disa institute amerikane janë prekur nga hakimi, ashtu sikurse disa “subjekte industriale të mbrojtjes”.

Sulmi online njihet si Solar-Winds, për shkak të softuerëve që janë përdorur nga hakerët për të fituar qasje në sistemet kompjuterike.Alarmet për hakim të madh të infrastrukturës kibernetike amerikane vijnë disa muaj pasi Qeveria amerikane ka identifikuar një hakim të pashembullt në agjencitë qeveritare në Shtetet e Bashkuara.