Bota

SHBA: Koha që Suedia të anëtarësohet në NATO!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se “ka ardhur koha që Turqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO” dhe se “administrata Biden beson edhe se Turqisë duhet t’i sigurohen avionë luftarakë F-16, sa më shpejt të jetë e mundur.

Blinken vuri në dukje se dy çështjet, administrata nuk i konsideron si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin në këtë mënyrë. Tërthorazi, gjatë një bisede telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, presidenti Joe Biden lidhi këto dy çështje.

Kam folur me Erdoganin dhe ai ende dëshiron të bëjë diçka për F-16. I thashë se ne duam një marrëveshje me Suedinë. Pra, le ta bëjmë një gjë të tillë.

Pavarësisht kësaj, Blinken këmbënguli se dy çështjet ishin të ndryshme. Megjithatë, theksoi se përmbushja e të dyjave do të forconte ndjeshëm sigurinë europiane.

Të dyja këto janë jetike, sipas gjykimit tonë, për sigurinë europiane. Ne besojmë se të dyja duhet të shkojnë përpara sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do të thotë pranimi i Suedisë dhe ecja përpara me paketën F-16 e më gjerësisht. Ne besojmë se koha është tani.

Ai nuk pranoi të parashikonte se kur Turqia dhe Hungaria, i vetmi anëtar tjetër i NATO-s që ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë do të japin miratimin. Por, shtoi:

Ne nuk kemi asnjë dyshim se mund të e duhet të dhe ne presim që të bëhet deri në kohën kur liderët e Aleancës të takohen në Vilnius të Lituanisë, në korrik, në kuadër të një samiti vjetor.

I sapo dalë nga një fitore e fortë e rizgjedhjeve gjatë fundjavës, Erdogan mund të jetë i gatshëm të zbusë kundërshtimet e tij ndaj anëtarësimit të Suedisë. Erdogan e akuzon Suedinë se nuk ka reaguar ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si terroriste dhe një seri protestash për djegien e Kuranit në Stokholm zemëruan bazën e tij mbështetëse fetare duke e bërë qëndrimin e tij të ashpër kundër Suedisë edhe më popullor.

Blinken është në Suedi për të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE e sot udhëton për në Oslo të Norvegjisë, për një mbledhje të ministrave të Jashtëm të NATO-s, përpara se të premten të shkojë në Finlandë, anëtaren e sapo pranuar të Aleancës.