Bota

SHBA kritikon ashpër Turqinë për provën me sistemin rus të mbrojtjes ajrore

Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistemi të përparuar rus të mbrojtjes ajrore, një veprimë që Ankaraja e ndërmori pa marrë parasysh paralajmërimet amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se lëshimi i raketave është “i papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe një partner strategjik” i Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksione nëse sistemi S-400 aktivizohet.

Presidenti amerikan Donald Trump është nën presion nga ligjvënësit për të sanksionuar Turqinë lidhur me marrëveshjen S-400. Në vitin 2018, Uashingtoni imponoi sanksionet ndaj Turqisë për ndalimin e një pastori amerikan, duke shkaktuar një krizë të rëndë monetare në vend. Sanksionet u hoqën pas lirimit të pastorit.