Me shumicë votash, Senati Amerikan konfirmoi emërimin e Avril Haines-it si Drejtoreshë e CIA-s, Agjencisë së Shërbimit Sekret. Në këtë detyrë, 51-vjeçarja vjen pas një karriere të gjatë në fushën e sigurisë. Ajo u votua me 84 vota pro dhe 10 kundër, me të gjitha votat “jo” nga republikanët.
Ish-numri 2 i agjencisë qendrore të inteligjencës (CIA), 51-vjeçarja do të mbikëqyrë dhe koordinojë aktivitetet e CIA-s, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe 15 agjencive të tjera të inteligjencës amerikane.
Ajo pason John Ratcliffe, një republikan i Teksasit dhe besnik i Trump, i cili u konsiderua gjerësisht se kishte shumë pak përvojë për këtë pozitë.