Celebrities

Shefi i famshëm i kuzhinës rrëfehet për miqësinë e fortë me Gigi Hadid!

Ai është shefi më i famshëm i kuzhinës dhe njëkohësisht një nga personazhet e njohur të televizionit në Britani. Bëhet fjalë për Gordon Ramsay, i cili njihet gjithashtu për shumë njohje me VIP-a të fushave të ndryshme. Por këtë nuk e prisnim aspak.

E dinit që Ramsay ka një miqësi të fortë me modelen e famshme, Gigi Hadid? Së fundmi, ai ka zbuluar me shaka duke u shprehur se ajo është arsyeja pse i flasin fëmijët.

“Vajzat e mia më duan, jo sepse jam një shef i mirë. Më duan, sepse flas me Gigi Hadid. Kjo është arsyeja e vetme pse ato duan të flasin me mua”,-ka thënë Ramsay.

Rikujtojmë, se Gigi dhe Gordon janë njohur gjatë xhirimeve të “MasterChef Celebrity Showdown” në vitin 2016-të dhe kanë mbetur miq që nga ajo kohë. Gorodon ka treguar se Gigi kërkon gjithë aprovimin e tij për ushqimet që gatuan dhe ka ndarë një histori.

Gordon Ramsay calls Gigi Hadid 'one of the most sophisticated foodies' - Insider

“Gigi më dërgoi këtë pjatën më pasta disa javë më parë dhe më tha ‘Shef, çfarë mendon? Dhe i thashë ‘Vajzë, është shumë e mirë. Në fakt është super e mirë”,-ka treguar Ramsay.

Një miqësi për tu patur zili, nuk mendoni edhe ju kështu?