Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Sheh që njeriu ka shumë ngjyra…”/Diola Dosti tregon në TAR se si e ka përjetuar të gjithë eksperiencën e BBV!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së Big Brother VIP, Diola Dosti. Në një panel së bashku me Gent Hazizin dhe Zhaklina Gjollën ish-banorët të gjithë së bashku kanë diskutuar rreth eksperiencës që ata patën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si erdhi “Big Brother VIP” për Diolën? Si ndihet tani që ka kaluar pak kohë dhe ajo po e shikon nga jashtë më ftohtë, çfarë i solli si eksperiencë?

Në lidhje me banorët që janë aty brenda nuk e di pse kam filluar të kem pikëpyetje më të mëdha sepse kam parë elemente të tjera kur kam qenë brenda dhe kam parë elemente të tjera kur kam dalë jashtë. Një element ose një detaj, dje përpara se të futesha në ‘Prime’ një gazetare nga Kosova më dërgon një video të Luizit, i cili flet për mua në raport me Nitën dhe i thotë një moment të caktuar që Diola ty të ka mbrojtur si fëmijën e vet, pavarësisht se unë u kapa me Luizin pikërisht për atë gjë. Nuk ma merrte mendja që do ta thoshte. E dyta në një moment që Luizi flet për arsyen pse unë shkund çarçafët çdo mëngjes dhe më përmend qelizat e vdekura, në pamje të parë duket sikur Luizi nuk të vëren atë që ti bën, duket sikur të atakon për atë që ti bën por në anën tjetër më ka bërë realisht shumë përshtypje dhe kam filluar që të shikoj disa njerëz në një tjetër këndvështrim dhe kjo gjë është shumë e bukur. Sheh që njeriu ka shumë ngjyra dhe ti duhet ta pranosh. 

Diola ka theksuar gjithashtu se:

Ideja është që ti në atë lojë provokohesh për të nxjerrë pikat e tua më të dobëta. Varet se sa bie pre e provokimeve por megjithatë ne prandaj jemi të gjithë të bukur sepse jemi të ndryshëm dhe kemi ngjyra të ndryshme, siç kemi ngjyrën e bardhë dhe të kuqe kemi edhe atë ngjyrën tonë të zezë dhe duhet t’i pranojmë të tjerët edhe për ngjyrat e zeza që ata kanë. Dikush futet me një strategji, dikush me lojë apo për të qenë thjesht vetvetja. Unë kam përshtypjen se edhe mbajtja e inatit e di sa na i dëmton qelizat, pse të krijohen rrudha parakohe. Nuk e menaxhon dot tjetrin, vetëm emocionet e tua mund t’i menaxhosh.

Ajo ka falenderuar gjithashtu produksionin dhe ka treguar se BBV është një trampolinë suksesi për këdo që ka pasur fatin që të jetë pjesë e tij. Diola gjithashtu ka zbuluar se po përgatitet për publikimin e librit të saj dhe për një projekt që do të vijë datën e finales më 6 Maj.

Kurse nga aspekti personal u shpreh:

Po ku ka kohë, unë nuk kam kohë të rri me vajzat e mia. Nuk e kam fokusin, unë mbërrij çdo gjë kur kam fokus edhe nuk dua shpërqëndrime. Mashkulli për mua për momentin është thjesht një shpërqëndrim.