Celebrities Live From Tirana

“Shekulli 21 është shekulli i grave”, Sevim Arbana shpjegon pse!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një teme shumë delikate siç është divorci, e cila ka pësuar një rritje drastike kohët e fundit ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike aktivistja për të drejtat e njeriut, Sevim Arbana.

Sevimi e trajtoi pak më shumë këtë fenomen duke na thënë ndër të tjera se:

Shifrat janë skandaloze sidomos në 2020-2021. Kemi një heshtje gjatë periudhës mars-qershor të 2020 e periudhës së karantinimit ku dhuna heshti, jo se nuk kishte po njerëzit u shokuan nga situata dhe ndalën veprimet. Në periudhën e parë të pandemisë kemi një ulje të divorceve dhe dhunës në familje, denoncimet ishin të pamundura, mjetet e komunikimit ishin të vështira. Në periudhën e 2021 kemi një bum të madh të rritjeve të divorcit dhe dhunës në familje. Rritja e divorceve rritet me rolin e gruas, me kuptimin që ajo ka për veten e saj. Në momentin që ajo ka një stabilitet, normal që ajo bën zgjidhjen më të mirë për mos të duruar një dhunues, një psikopat.

Shekulli 21 është shekulli i grave sepse gratë janë shumë më të forta sesa burrat në kontekstin e të gjithave përpjekjeve. Janë të afta të rrisin fëmijët vetë nëse duan, nëse kanë mundësinë ekonomike, kanë një shtëpi dhe mund ta menaxhojnë jetën e tyre shumë më mirë sesa duke patur një njeri që pin raki, luan bixhoz. Gratë bëjnë pa burrat, ndërsa burrat e kanë të vështirë. Vetë natyra e ka krijuar gruan të tillë. Në momentin që bëhet nënë do e kërkoj një punë edhe nëse nuk e ka. Ndarjet në Shqipëri në 90% të rasteve janë dramatike, krijojnë tragjedira, fëmija del i gjymtuar. Bëjnë garë kush do të torturoj më shumë tjetrin dhe harrojnë se fëmija i reflekton këto sjellje kur rritet. Shqiptarët janë zakonisht popull jo shumë tolerant.