Horoskopi

Shenjat e zodiakut që shkojnë dhe nuk shkojnë shumë mirë me Binjakët!

Binjakët janë një shenjë kaq miqësore, e këndshme, e qeshur, flirtuese, fantastike. Dashi është partneri perfekt për një Binjak. Ata janë një dyshe shumë e mirë, pasi duan pavarësinë, janë mirëkuptues, interesantë dhe në shumë raste, mendojnë njësoj. Dashi merr përgjegjësi dhe ka prirjen për të qenë një lider i fortë, i cili zgjidh problemet, duke i ndihmuar kështu Binjakët që janë më të pavendosur. Kjo dyshe është argëtuese dhe spontane, ndaj nuk është fare çudi t’i shohësh në aventura dhe pushime së bashku.

Luani është një tjetër shenjë që shkon në mënyrë të përsosur me Binjakët dhe krijojnë një prej çifteve më të këndshme të horoskopit. Lidhja mes tyre është aventuriere, por mbi të gjitha, të dyja këto shenja e motivojnë njëra-tjetrën për të shkuar më larg. E duan vëmendjen, festën, jetën dhe përjetojnë shumë emocione kur janë bashkë. Ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin, megjithëse, ndonjëherë mund të jenë shumë sfidues.

Binjakët vdesin për drama dhe debat, ndërsa Peshorja, për harmoni dhe balancë, çka do të thotë se e plotësojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Peshorja e vlerëson shumë marrëdhënien, lidhjen dhe komunikimin dhe është po aq sharmante dhe flirtuese sa një Binjak. Kur këto dy shenja pëlqehen, kimia shkon në stratosferë. Gjithsesi, të dyja shenjat kanë potencialin të jenë miq ose partnerë shumë të mirë.

Ujori dhe Binjakët janë thjesht një dyshe perfekte dhe ndoshta, më e mira në horoskop. Ujori njihet si një shenjë që është kurioze, ironike, misterioze dhe tejet interesante, ndërsa Binjakët janë lojtarë dhe lozonjarë. Ata dinë të zbulojnë të fshehtat e njëri-tjetrit në mënyra mjaft unike. Ujori është mjaftueshëm stoik sa të mos bjerë pre e dramave që shkakton një Binjak, por nga ana tjetër, inovativ dhe aventurier, ndaj është e pamundur ta neglizhojë një Binjak.

Gaforrja njihet si një shenjë shumë emocionale, introverte dhe e ndjeshme, ndaj nuk është aspak surprizë që nuk bashkohet kaq mirë me Binjakët. Kjo dyshe është mjaft sfiduese, pasi kanë botëkuptime dhe ide të ndryshme. Gaforrja lidhet ngushtë me shtëpinë dhe familjen, ndërsa Binjakët duan të eksplorojnë botën dhe kjo mund të sjellë një shkëputje në raportin e tyre.

Bricjapi dhe Binjakët janë kaq të kundërt. Këto dy shenja janë paralele në shumë drejtime, pasi Bricjapi e ka instinktive të thotë “jo”, ndërsa Binjakët, thonë gjithnjë “po”. Binjakët duan lirinë, Bricjapët qëndrueshmërinë, pra, nuk janë një dyshe kaq e mirë. Binjakët dhe Peshqit e kuptojnë shumë mirë dualitetin e njëri-tjetrit dhe kanë një intuitë të paparë, por energjia e tyre është kaq e ndryshme. Ndërsa Binjakët janë të palodhur dhe aventurierë, Peshqit janë ëndërrimtarë dhe të paqtë. Peshqit janë ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit, çka mund të sjellë lodhje dhe tension për Binjakët.